Rihanna dëshiron tё pёrsёrisё hapat e Beyonce Knowles duke u shndërruar nga kёngёtare nё njё idhull tё ekranit; ajo dëshiron tё bёhet yll i kinematografisë.
Krijuesja e hitit “Umbrella” bёri provёn e parё nё aktrim kur doli para kamerave nё filmin e vitit 2006, “Bring It On: All or Nothing”.
“Do doja tё luaj nё disa filma, ky ёshtё qëllimi im i ardhshёm. Mё pëlqen muzika ime, por dua tё përfshihem nё filma”, ka thёnё Rihanna pёr magazinёn OK!.
Por, kjo nuk ёshtё dëshira e vetme e bukuroshes britanike pёr tё ardhmen, pasi ajo dëshiron tё futet edhe ujёrave tё modёs.
“Dua tё filloj disa biznese tё mia. Mё pёlqejnё veshjet, mё pëlqen grimi, andaj ndoshta mund t’i fus duart nё ndonjёrёn prej katre gjёrave”, ka shtuar kёngёtarja.