Aktorja Isla Fisher ka refuzuar t’i shesë fotografitë e martesës së saj me komikun Sacha Baron Cohen, pasi që dëshiron që të mos i zbulojë për publikun ndodhitë në ditën më të rëndësishme të saj.
Çifti ende nuk ka vendosur për datën e martesës, ndërsa aktorja pohon se do të jetë një ceremoni e bukur ku do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë.
“Ne dëshirojmë të martohemi tash më shumë se kurrë më parë. Kemi biseduar për këtë gjë, mirëpo e kemi të vështirë ta planifikojmë. Është shumë me rëndësi për mua të kem një ceremoni ku do të jenë të pranishëm anëtarët e familjes dhe miqtë. Dëshiroj që të jetë një ngjarje private dhe asgjë të mos dalë në publik”, ka thënë aktorja për revistën “Allure