Johnny Depp dhe e dashura e tij e kamotshme, Vanessa Paradis, janë duke u përgatitur për një ceremoni sekrete martese në muajin prill.
Siç shkruan Mtv.com, Paradis është dorëzuar para dëshirës së Depp për t’u martuar, ashtu që ata kanë filluar të planifikojnë një ceremoni intime gjatë verës në oborrin e pronës së tyre në Francë.
“Ata janë një çift shumë privat, andaj nuk do të ishte befasi nëse ata do të kryenin ceremoninë e martesës në shtëpinë e tyre”, ka thënë një burim.