Ylli i filmit “Twilight”, Robert Pattinson, 23-vjeçar, shpreson që karriera e tij të ndjekë rrugën e asaj të aktorit Johnny Depp.
Britaniku thotë se ai pëlqen suksesin që ka arritur ylli i “Pirates of The Caribbean”.
“Më pëlqen karriera që ka Depp. Do të doja ta bëj të njëjtën: t’i kombinoj realizimin e filmave të famshëm (me buxhet të madh) me projekte të pavarura. E dini, kam dështuar në aq shumë gjëra në jetë, sa që nuk kam frikë nga asgjë më shumë”, ka thënë Pattinson.