Gjatë një interviste për revistën "VIP Press", këngëtarja e bukur Leonora Jakupi, ka thënë se nuk heziton të flasë për jetën e saj private, mirëpo ajo thjeshtë nuk ka të dashur dhe mendon se ende nuk është e përgatitur për një lidhje serioze.
“Edhe pse njeriu duhet me qenë i përgatitur për të hyrë në martesë, unë konsideroj që akoma nuk jam e përgatitur, kam disa tjera punë për të bërë para se të vijë deri te martesa. Por, assesi nuk më tremb, sepse është një proces që duhet të vijë. Kur vjen nuk e di”, është shprehur Leonora për “VIP Press”.
Ndërsa për ta fituar zemrën e një mashkulli, sipas këngëtares së hitit “O beqarë”, “duhet te jesh vetvetja, mos të ikësh nga karakteri yt, të jesh natyrale në mënyrën e komunikimit. Nuk ka ndonjë filozofi, sepse njerëzit mendojnë që duhet të bësh kushedi se çka për ta fituar një mashkull. Gjërat duhet të rrjedhin natyrshëm dhe nëse veç e gjen një gjuhë të përbashkët, me siguri se do ta fitosh”.