TrueShinobi001 antar 55%
Numri i postimeve : 306 Age : 28 Qyteti : Kaqanik Registration date : 18/01/2009
| Titulli: MCLaren Mercedes prezanton makinën e re për këtë botëror të Formula Thu Jan 22, 2009 12:47 pm | |
| (11 vota) e shtunë , 17 janar 2009 | McLaren Mercedes ka prezantuar makinen e re per kete boteror te Formula 1, qe do te nise ne muajin mars. Me MP4-24, keshtu sic quhet njevendeshja e re e skuderise anglo-gjermane, kampioni ne fuqi Ljuis Hemilton dhe kolegu i tij Heiki Kovalainen do te kerkojne te perserisin suksesin e nje sezonit te shkuar dhe te mundin rivalitetin e piloteve te Ferrarit. Vete, piloti anglez, i cili fitoi titullin boteror me vetem nje pike me shume se Felipe Masa eshte shprehur se me makinen e re, per te do te jete me e lehte te ruaje titullin kampion.
“Une dua te fitoj perseri boterorin. Sigurisht nuk do te jete aspak e lehte, ashtu sic ishte sezonin e shkuar, por me ndihmen e makines se re, e cila eshte shume e shpejte dhe te skuderise sime, mendoj se ky objektiv do te realizohet. Mezi pres te garoj me makine e re”, ka thene Hemilton.
Sipas rregullores se re edhe McLaren Merecedes MP4-24 ka pesuar shume ndryshime, qe kane te bejne sidomos me aerodinamiken. Keto ndryshime do te behen edhe te te gjitha makinan e skuderive te te tjera dhe ky boteror i Formula 1 qe do te nise me 16 mars ne Melburn te Australise pritet te sjelle gara shume te shpejta. |
| |
|