Për automjetin e fundit të Mercedes e McLaren - 750.000 euro
Mercedes-Benz e ka bërë një hap i cili sigurisht do t’i kënaq organizatorët e panairit NAIAS. Gjermanët në Detroit, në fakt, do të paraqesin modelin e fundit nga bashkëpunimi i përbashkët me McLaren, atë SLR Stirling Moss.
Nën kofanon e superautomjetit të formësuar jashtëzakonisht bukur gjendet motori i McLaren SLR 722 me 650 KF, 5.5 litra V8 dhe marshin prej pesë shpejtësish.
SLR Stirling Moss është aq i lehtë sa që shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3.5 sekonda.
Madje edhe pa kulm, aerodinamika e automjetit është sjellë deri në atë pikë sa që SLR Stirling Moss mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 350 km/h. Nga detajet tjera ta pazakonshme, gjithsesi duhet të përmendet sistemi i Lamborghinit për hapjen e dyerve lartë dhe sistemi i frenimit me ajër i cili kontrollohet me dorë.
Mercedes do të prodhojë gjithsej 75 njësi të McLaren SLR Stirling Moss, derisa është paralajmëruar se çmimi do të sillet rreth 750.000 euro për njësi.