Kёngёtarja Amy Winehouse ka bёrё njё vepër heroike, derisa gjatë pushimeve nё St Lucia, ka shpëtuar njё pushues nga mbytja nё Detin e Karaibeve.
Krijuesja e hitit “Rehab”, e cila ёshtё nё pushime tё gjata nё ishull, ka ndihmuar turisten Louise Williams, pasi ajo kishte rёnё nga barka e saj nga njё valë masive.
Winehouse ka vapuar dhe i ka ndihmuar turistes pёr tё mos u fundosur nё det, ka shkruar tabloidi anglez The Sun.
“Jam befasuar nga mirësia e saj. Ajo doli dhe mё ndihmoi. Njё valё e madhe kapi anijen dhe unё fluturova dhe godita njё shkëmb. Amy ishte nё plazh, 20 metra larg dhe vrapoi menjёherё dhe tha, ‘Tё shohim çfarë tё ndodhi’. Ajo mё mori dhe mё dërgoi tek dushet dhe vazhdimisht mё pyesje nёse jam mirё”, ka thёnё turistja.