Këngëtarja problematike Amy Winehouse shumë shpejt mund të udhëtojë në drejtim të Hollywoodit, pasi asaj i është ofruar të jetë pjesë e një filmi të ri.
Krijueses së hitit “Back to Black”, i është dërguar një skenar nga menaxherët e Universal Pictures, të cilët janë të interesuar të nënshkruajnë me Winehouse, e cila do të duhej të luajë rolin e mësueses së muzikës në një shkollë problematike.
Por, ajo do ta marrë këtë rol vetëm nëse do të qëndrojë larg nga droga, bën të ditur The Sun.
“Filmi është ca si ai i Michelle Pfeiffer, “Dangerous Minds”. Duke luajtur rolin e mësueses së muzikës, asaj do t’i lejohet të shfrytëzojë aftësinë e këndimit. Jonathan Rhys Meyers është duke u përfolur si bashkë-aktor i saj”, ka bërë të ditur burimi