Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm të ofrojë para si dhe sulmuesin Nicklas Bendtner për një prej ish-lojtarëve të tij.
Siç ka shkruar Daily Mirror, Wengeri e llogarit Matthew Upsonin si personi i cili do të zgjidhë problemet defanzive të ekipit.
West Ham United shpreson t’i ruajë yjet gjatë afatit kalimtar të janarit, por oferta prej 9 milionë funtesh si dhe sulmuesi Nicklas Bendtner mund ta nxisin klubin ta shesë lojtarin.
Upson nënshkroi për Arsenalin në moshën 18-vjeçare nga Luton Town në vitin 1997, por dështoi t’i sigurojë atij vend të rregullt në ekipin e parë.
Ai u largua në drejtim të Birmingham Cityt për 3 milionë funte në vitin 2003, por tash mund të jetë në rrugë të rikthimit, me dëshirën të luajë në Ligën e Kampionëve.