Mathew Horne ka vendosur të bëjë një tatuazh me mbishkrimin: "Kam bërë seks me Kylien", nëse arrin ta çojë në shtrat këngëtaren Kylie Minogue.
Spekulohet se aktori britanik është në lidhje me këngëtaren australiane me të cilën do të jenë nikoqir të ceremonisë së sivjetme BRIT Awards së bashku me komikun James Corden.
Megjithatë, Horne ka thënë se ende nuk ka ndodhur asgjë ndërmjet tyre, sepse po të kishte ndodhur ai nuk do të mund ta mbante të fshehtë një gjë të tillë.
“Nëse do të bëj seks me Kylien të gjithë do ta marrin vesh. Të gjithë! Do ta vesh një fanellë me mbishkrimin ‘Kam bërë seks me Kylien’, ndërsa nën të do të bëj një tatuazh... Mirëpo deri tani nuk ka ndodhur”, ka thënë Horne.