Bukuroshes Kate Hudson nuk i pëlqen të del vetëm më një tip meshkujsh. Ajo thotë se shija e saj për meshkuj është e 'gjithanshme".
Aktorja me shpirtin lirë ka pasur disa lidhje me meshkuj krejtësisht të ndryshëm. Ajo ka qenë gjashtë vjet e martuar me rokerin Chris Robinson. Pas tij ajo është lidhur me komikun Owen Wilson dhe pastaj me çiklistin Lance Armstrong.
“Unë kam një shije të gjithanshme. Gjithmonë kam qenë e tillë, kurrë nuk kam pasur një tip të veçantë mashkulli të më tërheqë. Krejt varet nga personi që takoj, nëse më pëlqen dhe nëse i pëlqej”, ka shpjeguar Hudson.