Një avion amerikan, me 146 pasagjerë dhe 5 anëtarë të bordit, ka rënë në lumin Hudson, në qytetin e Nju Jorkut. Barkat e shpëtimit janë ndodhur menjeherë në vendngjarje, për tiu ardhur në ndihmë pasagjerëve. Avioni është ngritur nga aeroporti La Guardia, drejt Sharlotës, por ka dështuar të kryejë me sukses fluturimin. Grumbuj zogjsh kanë penguar mirëfunksionimin e motorrit. Avioni, Airbus A300, ka ndenjur në ajër vetëm tre minuta që nga shkëputja nga toka.