Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk është shprehur akoma rreth propozimit për kandidat të partisë së tij në zgjedhjet presidenciale profesor Gjorgji Ivanov dhe propozimit të LSDM-së që Srgjan Kerim të jetë kandidat i përbashkët në zgjedhjet e 22 marsit. "Nuk do të jap asnjë deklaratë për këtë çështje, sot jam për vizitë në Gostivar. VMRO-DPMNE ka lënë të hapur mundësinë për kandidatët që do të jenë nga kjo parti, kështu që tani për tani nuk do të japë asnjë koment” tha Gruevski.