Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të martën ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, ish-kryeministrin e mëparshëm të Kosovës, Agim Çeku.
Në takim u bë fjalë për mundësitë rreth thellimit të komunikimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët.
Me këtë rast, thuhet se u konstatua se ekzistojnë mundësi dhe perspektiva të mëdha për bashkëpunim të ndërsjellë, veçanërisht në planin ekonomik.