Mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike më 22 mars janë kusht i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë në BE. Kështu u shprehën ambasadori i BE-së Ervan Fuere, ai I Republikës Çeke Jozef Braun dhe ai I Francës Brenar Vakero gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës çeke të BE-së para Komisionit të Çështjeve Evropiane të Parlamentit të Maqedonisë. Ambasadorët theksuan se përgjegjësia për gjithçka që mund të ndodhë gjatë proçesit zgjedhor bie mbi partitë politike.