Senati amerikan më në fund aprovon Roland Burris në postin e senatorit të Illinoisit. Me të demokratët zenë 58 nga 100 vënde gjithsej në senat duke shënuar prezencën më të lartë që prej vitit 1981. Pavarësisht nga debatet e kundërshtrimet e bëra të ditura më herët, Roland Burris i emëruari i guvernatorit të Illinoizit Rod Blagojevic mund të bëjë betimin brenda pak ditësh. "Jam me të vërtetë i nderuar e mirënjohës ndërsa mësoj se këtë javë do të bëj zyrtarisht betimin në senatin e Shteteve të Bashkuara si senator i Illinoisit", deklaroi Burris para gazetarëve në Cikago.