Zëvendës-presidenti i zgjedhur amerikan, Xho Bajden takohet me kryeministrin Iraken, Nuri-al-Maliki në Bagdad. Pavarësisht se nga zyra e Al-Malikit nuk është bërë asgjë e ditur lidhur me diskutimin, mendohet se fokusi kryesor do të jetë e ardhmja e 140.000 trupave amerikane në Irak. Bajden është takuar edhe me presidentin Zhalal Talabani dhe zv-presidentin Adel Abdul Mahdi. Tërheqja e trupave amerikane prej Irakut është një sfidë e madhe për administratën e ardhshmë amerikane