Real Madridi ka arritur edhe një fitore të rëndësishme por të vështirë, duke rikthyer rezultatin nga disvatanzhi 1-0 në 3-1, në ndeshjen përballë Osasunas në Bernabeu.
Mysafirët i befasuan djelmoshat e Juande Ramos duke kaluar në epërsi që në pjesën e parë me golin e Nekounam pas 20 minutash. Por mbretërit u rikthyen në lojë që në fillim të pjesës së dytë.
Një goditje e Sergio Ramos nga largësia gjeti rrjetin pas një pasigurie të portierit mysafir, duke barazuar rezultatin, në minutën e pestë të pjesës së dytë. Avantazhin Realit ia solli Higuain, pas një asistimi të Robben (64’), ndërsa ky i fundit vulosi rezultatin në çastet e fundit të ndeshjes (90’), duke shfrytëzuar sërish pasigurinë e portierit.
Osasunës iu mohua një penalti shtatë minuta para fundit të ndeshjes, madje arbitri përjashtoi sulmuesin Juanfran me kartonin e dytë të verdhë, për shkak simulimi, por xhirimet treguan të kundërtën.
Edhe kartoni i parë i argjentinasit ishte për të njëjtën arsye, simulim penaltie, por arbitri kishte gabuar edhe në rastin e parë.
Tre pikët e reja e mbajnë Realin në pozitën e dytë, të cilën e ndanë me Sevillan (me nga 38 pikë). Të dyja ekipet janë 12 pikë prapa Barcelonës.