Të dielën zhvillohet derbi i javës së tetëmbëdhjetë në Serie A ndërmjet Romës dhe Milanit. Cilët lojtarë nga të dyja skuadrat duhet të inkuadrohen në lojë?
Spalleti nuk mund të llogarisë në shërbimet e njeriut kryesor Francesco Totti, ndërsa mungon edhe veterani Max Tonetto. Ancelotti duhet të luajë në mungesë të Daniele Boneras, Alessandro Nestas, Rino Gattusos dhe Marco Borriellos.
Formacionet e mundshme pritet të jenë këto:
Roma (4-3-2-1): Doni, Cassetti, Mexes, Juan, Riise, Brighi, De Rossi, Perrotta, Pizarro, Aquilani, Vucinic
Milan: (4-3-2-1): Abbiati, Zambrotta, Maldini, Kaladze, Jankulovski, Ambrosini, Pirlo, Seedorf, Ronaldinho, Kaka, Pato