Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Derbi i parë u takon Rossonerëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Derbi i parë u takon Rossonerëve Empty
MesazhTitulli: Derbi i parë u takon Rossonerëve   Derbi i parë u takon Rossonerëve Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 8:55 am

Derbi i parë i javës së nëntëmbëdhjetë në Serie A është zhvilluar të shtunën mbrëma në San Siro ku janë ndeshur Milani dhe Fiorentina, në takimin i cili përfundoi me fitoren e skuadrës vendase me rezultat minimal 1-0.

Kaka ndërmjet dy kundërshtarëve, Foto: AP

Rossonerët e filluan takimin në mungesë të Ronaldinhos, pasi që Carlo Ancelotti preferoi ta inkuadronte atë nga stoli. Ndërsa te Viola mungoi njeriu kryesor, Adrian Mutu, por në ndeshje ishte ish-lojtari i Milanit Alberto Gilardino, i cili nuk arriti t’i hakmerret ish-skuadrës së tij.

Pjesa e parë e takimit i takoi përgjithësisht Milanit. Kuqezinjtë patën mundësi të shumta dhe ofruan spektakël në gjysmëlojën e parë, mirëpo arritën të shënojnë vetëm një gol pasi që nuk mundën t’i konkretizonin rastet e shumta.

Alexandre Pato ia solli fitoren Milanit, Foto: AP

Vendasit kaluan në epërsi që në fillim të ndeshjes (7’) kur Alexandre Pato pranoi një pasim të Jankulovskit dhe e mposhti portierin Storari.

E gjithë pjesa e parë u zhvillua me raste të Milanit, ndërsa superylli brazilian Kaka e dëshironte më së shumti golin, sepse ky mund të jetë takimi i fundit me fanellën e skuadrës së tij të zemrës.

Tifozët e Milanit janë kundër largimit të Kaka, Foto: Reuters

Nuk munguan edhe ovacionet e tifozëve, të cilët vazhdimisht këndonin: “Kemi ardhur që të shohim gol nga Kaka...”, mirëpo për fatin e keq të tyre dhe të vetë lojtarit, Kaka nuk shënoi këtë mbrëmje.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, mysafirët u këndellën dhe në pjesën më të madhe të kohës e mbajtën në presion skuadrën kuqezi, megjithatë fati nuk ishte në anën e tyre, derisa Abbiati ishte më meritori që Milan nuk pranoi gol.

Alberto Gilardino (djathtas) nuk arriti të shënojë kundër ish-skuadrës së tij, Foto: AP

Me këtë fitore Milani është vetëm dy pikë parapa Juventusit që mban vendin e dytë dhe gashtë pikë pas liderit, Inter, që ruan pozitën e parë. Mirëpo dy skuadrat e kreut të tabelës nesër do t’i zhvillojnë ndeshjet e javës së nëntëmbëdhjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Derbi i parë u takon Rossonerëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Derbi i qytetit pa fitues
» Tare: Derbi Lacio - Roma, si sfida Shqipëri-Greqi
» Duke pare televizor
» faqe oer me fitu pare
» Aplikacioni i parë nga Microsoft për iPhone

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: