Derbi i qytetit të Liverpulit i zhvilluar të dielën ndërmjet Liveropoolit dhe Evertonit në kuadër të raundit të katërt të FA Cup nuk dha fitues, pasi takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Evertoni ishte skuadra e parë e cila krijoi epërsinë me një gol të shënuar nga Joleon Lescott (27’), i cili pranoi një top nga Cahill dhe mposhti portierin Reina.
Liverpool barazoi rezultatin në pjesën e dytë (54’). Golashënues ishte kapiteni Steven Gerrad, i cili pranoi një asist nga Torres dhe shënoi në portën e Howard.
Deri në fund të takimit Redsat ishin skuadër dukshëm më e mirë ne fushë, mirëpo nuk arritën që ta fitonin takimin.
Takimi tjetër i zhvilluar sot në kuadër të raundit të katërt FA Cup ndërmjet Cardiff Cityt dhe Arsenalit në Ninian Park, përfundoi pa gola.