Tiranë - Skuadrat e Superligës shqiptare kanë preferuar që këtë fazë përgatitore ta kryejnë në vendet fqinje. Periudha e lënë e lirë nga FSHF-ja u ka dhënë mundësinë atyre të bëjnë një minifazë përgatitore në këtë muaj.
Vendi më i preferuar për skuadrat elitare të Shqipërisë është Turqia. Në këtë vend janë duke kryer përgatitjet 5 skuadra. Vend tjetër i preferuar është edhe Mali i Zi, ndërsa në Maqedoni këtë fazë po e kryen vetëm Elbasani. Të vetmet skuadra që kanë zgjedhur Shqipërinë për përgatitjet e tyre janë Teuta dhe Partizani.
Më poshtë do të paraqesim vendet në të cilat janë duke kryer fazat përgatitore skuadrat shqiptare.
Turqi
1. Tirana
2. Dinamo
3. Apolonia
4. Besa
5. Flamurtari
Mali i Zi
1. Vllaznia
2. Shkumbini
3. Lushnja
4. Bylis
Maqedoni
1. Elbasani
Shqipëri
1. Teuta
2. Partizani