Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Nëna ime është 100% shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Nëna ime është 100% shqiptare Empty
MesazhTitulli: Nëna ime është 100% shqiptare   Nëna ime është 100% shqiptare Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 8:23 pm

Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall ‘Miss Kosova 1996’. Diellza Kolgeci vazhdon të mbetet po aq e bukur sa 13 vjet më parë, po aq e dashur për publikun, megjithëse ka ruajtur një pamje thuajse konstante.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Organizimi i të parit spektakël bukurie në Kosovë ishte një nga ngjarjet më të bujshme të vendit tonë. Po, po! Në atë kohë, organizimi i “Miss Kosovares” bëri vërtet bujë. Ajka e spektaklit padiskutim mbajti emrin e Diellzës. Veshur me një palë rroba banje nga më modestet, ajo shfaqi elegancë, brishtësi, thjeshtësi dhe druajtjen e një vajze që ndoshta kishte guxuar më shumë se sa duhet. Guximi i hapur, fshehur brenda një kostumi banje… nuk i doli keq. Ajo u shndërrua menjëherë në të parin simbol bukurie të femrës kosovare, si dhe pati shumë... shumë favore të tjera, që sot do t’i kishte zili çdo Miss.

Emri yt lidhet me missin, pasarelat, këngën, aktrimin, stilizimin. Por, sikur s’mjaftohesh me kaq... ke paralajmëruar një libër autobiografik?

Një libër autobiografik ka qenë një dëshirë e kahershme, si për të kthyer një tjetër faqe në historinë e jetës time. Ky libër do të përmbajë historitë e shkëputura nga jeta ime, si në aspektin artistik, por edhe atë profesional e privat. Mendoj se është një nismë e veçantë, ka plot gjëra të bukura dhe të hidhura prej të cilave çdo kush do të mund të mësonte edhe për jetën e vet.

Ku e ndjen veten më të kompletuar?

Aktrimin e dua, më pëlqen aksioni që ndodh në aktrim. Mirëpo, mendoj se këto të gjitha më tepër i kam hobi, i dua dhe kurrë nuk do t’i lë, mirëpo më e kompletuar do të jem në profesionin tim, juriste – avokate.

Po ti ke menduar ndonjëherë të bëhesh politikane?

Ndoshta, një karrierë e tillë nuk është diçka e papritur, sepse nuk do të mund t’i iki frymës familjare. Ajo ndikon nga fëmijëria, nga ajo që erë që ndoshta nuk është gjithmonë e mirë sidomos për femrat, sepse është profesion shumë i rëndë.

Mendon se do të të shkonte mbarë lidhja me një politikan?

Veç jam në lidhje me një politikan, nga fëmijëria, që na shkon mirë muhabeti, kuptohemi dhe nuk kemi fshehtësi nga njëri-tjetri. Ai është babai im.

Po ngacmime nga ndonjë politikan ke pasur?

Jo, nga askush, sepse nuk lejoj.

Po ato elementët e pakëndshëm që shoqërojnë botën e artit, intrigat, thashethemet, a do të jesh e zonja që t’i përballosh?

Kam pas një fat që jam rritë me thashetheme për shkak angazhimit të babait tim në politikë dhe jam mësuar t’i përballoj të gjitha. Thashethemet i mbaj në baraspeshë, e kam zgjedhë këtë rrugë dhe jam ballafaquar me shumëçka. Ato, thjeshtë, më bëjnë më të fortë dhe e keqja më shtyn që të punoj më shumë.
Thashethemja që më së shumti ka qarkulluar dhe më ka bërë të qeshem është ajo për nënën time. Ka të tillë që mendojnë se ajo është serbe nga Beogradi. Nëna ime është 100% shqiptare, e rritur në frymën e familjes intelektuale dhe kombëtare. Babai i saj është nga Peja, ndërsa gjyshja ime është nga Vushtrria, kurse ajo ka lind dhe është rritë në Prizren, dhe, nëse dikujt i intereson edhe më shumë për gjakun e saj, mund të them se, gjaku i familjes së saj është gjak i përzier, dukagjinas dhe drenicas.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?

Seksi s’mund të them, hëëmm... mbase e pëlqyer nga të tjerët. Në fakt, s’më pëlqen të flas për veten.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.

Ndoshta deri vonë e kam pas problem që kam qenë më e dobët, ashtu si më thotë së paku mami im. Mundohem t’i kushtoj rëndësi të madhe ushqimit.

Ç’trajtime bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?

Edhe pse të gjitha tretmanet i kam pa pagesë, shumë rrallë i vizitoj, përveç ndonjë masazhi relaksues.

A ke ndonjë tatuazh?

Nuk i duam tatuazhet.

Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte “plakja”?

E di që shumëkush frikohet nga pleqëria, por nëse je e bukur edhe rrudhat do të të pëlqejnë, sepse vijnë me kohë, por nëse do t’i përngjaj nënës sime, krejt pjesët e trupit do të më pëlqejnë.

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?

Veshja elegante.

Të brendshmet e preferuara?

Më tërheqin shumë stilimet e “Victoria’s Secret” dhe La Perla.

Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?

I dua vendet tropikale, dhoma ime është gjithmonë e ngrohtë, andaj flejë me ‘babydoll’-ka.

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?

Ha, shoh televizor dhe…si gjithë të tjerët…..

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?

Është vendi më i dashur, vendi ku unë i shmangem punëve, problemeve...vendi ku relaksohem.

Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?

Nëse më lëviz.

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?

Në bark.

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?

Shkoj shpejt në dush të nxehtë, relaksohem, si peshku jam.

Jeni e dashuruar?

Kam lindur e dashuruar, dhe jam e dashuruar.

Po me çfarë i bën për vete, meshkujt atëherë?

Me sinqeritetin tim, besoj.

Si të afrohen, apo ta themi troç, si ju gjuajnë?

Ndoshta si për çudi, por s’më afrohen fare. Nganjëherë respektin e tyre e tregojnë me ndonjë buket me lule.

Joshesh ti kështu?

Më pëlqen kur dikush më bën ndonjë surprizë me lule, por befas edhe persona anonim më dhurojnë lule. Ndodh të marr edhe nga 101 lule.

Kush është për ty mashkulli më seksi?

Së pari, meshkujt seksi nuk i preferoj, sepse më duket se kanë tipare femërore.

Ç’pjesë të trupit shikon në fillim te një mashkull?

Duart, thonjtë, dhëmbët dhe vijat e fytyrës.

Defekti i meshkujve të sotëm sipas teje, cili është?

Meshkujt sot kanë filluar të përdorin gjërat që u takojnë femrave. Ata po imitojnë femrat në veshje, heqje të vetullave dhe bëjnë tretmane, të cilat Zoti nuk ua ka dhënë.

Cili është çelësi i suksesit në marrëdhënie me djemtë?

Çdo femër nëse dëshiron, nuk guxon të humb pushtetin mbi veten. Unë gjithashtu pushtetin tim e zotëroj.

Çfarë mban zakonisht në çantë?

Gel antibakterial, dokumentet, gjithmonë kam shumë lapsa dhe letra për të shkruar porositë, por, dhe diçka tjetër me të cilën ndihem... e sigurt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Nëna ime është 100% shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nëna ime është 100% shqiptare
» Nëna<>?
» Filmi - Nëna
» Princi Leka II: Kerkoj nje vajze shqiptare
» 100 kriminelë shqiptarë “strehohen” në Britani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: