Ka ngjarë ajo që taborin e kompanisë Google ngjanë aq rrallë sa që rastet e tilla do të mund t’i numëron në gishtat e një dore. Një nga produktet e gjigantit të internetit është paraqitur në versionin final.
Google u ka ofruar përdoruesve përditësimin e shfletuesit Chrome në versionin 1.0.154.36, me të cilën gjë ky shfletues i internetit edhe zyrtarisht ka dalë nga versioni eksperimental (beta). Sic është pohuar në blogun zyrtar të Google, “të gjitha qëllimet e stabilitetit dhe performansat janë arritur me sukses dhe për këtë arsye nga Chrome e largojmë shenjën Beta”.
Lajmi për daljen e Chrome nga versioni eksperimental deri diku është për tu befasuar duke e njohur politikën e kësaj shtëpie që disa produkte të saj, siç është Gmail, i mban në versionin eksperimental për disa vite rresht pas paraqitjes, mirëpo në anën tjetër nuk është edhe aq e befasishme. Në fakt, në mënyrë që prodhuesit dhe dyqanet me pajisje kompjuterike të para-instalojnë një softuer të caktuar në kompjuterët e tyre, është e domosdoshme që ai të jetë i paraqitur në versionin final.
Në 100 ditët e para të paraqitjes së Google Chrome atë e kanë shkarkuar me sukses 10 milionë përdorues aktivë në mbarë botën, e deri më tani janë bërë 14 përditësime të këtij shfletuesi të internetit.