Gjykata shtetërore në Indi ka kërkuar ndalimin e programit Google Earth i cili mundëson shfaqje virtuale 3D të sipërfaqes së Tokës, njoftojnë mediat botërore.
Organet gjyqësore indiane vlerësojnë se terroristët të cilët janë fajtorë për sulmin e përgjakshëm të para disa ditëve në kryeqytetin indian Mumbai kanë shfrytëzuar programin Google Earth gjatë planifikimit e sulmit në të cilin kanë vdekur mbi 170 njerëz.
Avokati Amit Karkhanis i cili përfaqëson shtetin në këtë padi ka kërkuar nga Google “të turbullojë apo të fshijë zonat e ndjeshme" në hartën virtuale të Indisë derisa rasti të mos përfundojë.
Policia në Mumbai beson se terroristët kanë përdorë incizimet satelitore të rrugëve të qytetit dhe hotelit Taj Mahal Palace për të zbatuar me sukses planin e tyre.
Kjo padi ka ardhur pasi që një prej pjesëtarëve të organizatës terroriste Lashkar-e-Taiber ka pranuar se ka pasur incizime satelitore të Indisë nga Google Earth.