Robinho ka njoftuar se Manchester City ka planifikuar transferimin e Kaka që në gusht të vitit që lamë pas dhe se do të jetë nder për të që të luajë në një skuadër me bashkëkombësin e tij.
“Kur erdha këtu, drejtorët e Cityt më thanë se Kaka është prioriteti i tyre dhe shënjestra kryesore, ndërsa tani ata e kanë zyrtarizuar këtë gjë”.
“Sipas meje, Kaka është njëri nga futbollistët më të mirë në botë dhe do të ishte nder për mua të luaja krahas tij te City”
“Tani për tani nuk mund të them nëse do të vijë ose jo, pasi ai e ka vështirë të largohet nga Milani, sepse e do atë skuadër. Ne jemi miq, unë kam folur me të në telefon, mirëpo këto janë biseda private dhe nuk do t’i zbuloj”.
“Nëse ai vjen këtu, do të ishte një fitore e madhe për futbollin anglez dhe për skuadrën. Ai është një lojtar klasi dhe ka teknikë unike. Nëse do të luajmë bashkë, garantoj se do të ofrojmë spektakël në fushë”, ka thënë ish-lojtari i Real Madridit.