Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit Empty
MesazhTitulli: Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit   Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 11:04 am

Ilaçi quhet Herceptin. Dhe ka filluar të përdoret për të kuruar fazat e avancuara të kancerit. Në studimet e pasqyruara në numrin e fundit të revistës së mjekësisë së New Englandit, për gratë që vuajnë nga formë e hershme, agresive e kancerit të gjirit, të cilëve iu dha Herceptin njëkohësisht me kemioterapinë, përqindja e rikthimit të kancerit ra me 50 për qind. Doktorët po i cilësojnë rezultatet të jashtëzakonshme.
Kjo kurë e re është arritja më entuziazmuese që prej më shumë se një dekade, sipas mjekes Susan Troyanit në Spitalin Beth Israel Deaconess në Boston.
“Të gjithë mbetëm të befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim që të kishte efekte pozitive shtesë, duke e bashkuar këtë kurë me kimioterapinë, por nuk prisnim një efekt kaq të madh”.
Mjekja Edith Perez e klinikës Mayo, është bashkëautore e artikullit në Revistën Mjekësore të New Englandit. Ajo thotë se Herceptina godet vetëm qelizat e sëmura të një formë veçanërisht vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.
“Herceptina godet vetëm qelizat kanceroze ndaj të cilave duhet të veprojë dhe ne prej vitesh kemi pritur një gjë të tillë”.
Herceptima, që shihet këtu me ngjyrë të verdhë, kapet pas një proteine të rëndësishme në tumoret agresive, duke bllokuar shumëziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtësi.
Për 25 milionë gratë që diagnostikohen me këtë lloj kanceri çdo vit në gjithë botën, ky është një lajm i tepër pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetësh me një formë agresive të kancerit të gjirit.
“Më kishin dhënë shumë pak shpresë, më pak se 30 për qind shans për të jetuar edhe pesë vjet të tjera. Nuk do të kisha mundësinë të shihja rritjen e vajzës sime. Më thanë se shansi im i vetëm për të mbijetuar ishte Herceptina”.
Studiuesit thonë se një analizë laboratorike mund të identifikojë se cilët pacientë mund të reagojnë pozitivisht ndaj Herceptinës. Një përqindje e vogël grash në këtë studim patën një dobësim të muskulit të zemrës. Por doktorët thonë se efektet pozitive të Herceptinës, janë shumë më të rëndësishme se rreziqet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fabregas: Suksesi nuk blihet me para
» Robinho: Kaka do të jetë suksesi më i madh i Cityt
» Dimri i fundit
» Filmi - Gjuetia e Fundit
» Zinedine Zidane në një intervistë të fundit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: