Qeveria e Kosovës ka vendosur sot se nuk do t'i pranojë bisedimet për çështjet teknike me Beogradin nëse në to nuk do të marrin pjesë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
"Qeveria e Kosovës edhe një herë thekson se është kundër bisedimeve me Beogradin, të cilat e tejkalojnë karakterin teknik. Pa përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian nuk do të bisedohet as për çështjet teknike", tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi pas mbledhjes së qeverisë.
"Do të bisedojmë vetëm si dy shtete sovrane e të pavarura, për çështjet me interes të përbashkët, dhe kuptohet në praninë e SHBA-ve dhe BE-së", tha ai.
Kuçi vlerësoi se Serbia nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, i cili mbetet ka mbetur identik me atë të viteve '80 dhe '90 të shekullit të kaluar. /REL/