Shqipëria dhe Kosova pritet të diskutojnë projektet për shkëmbimin e energjisë elektrike mes dy kompanive KEK dhe KESH.
Shqipëria, pjesën më të madhe të prodhimit e siguron nga hidrocentralet, ndërsa Kosova nga termocentralet. Kombinimi i këtyre burimeve rrit nivelin e furnizimit me energji të konsumatorëve në të dy shtetet.
Hartimi i planeve pritet të bëhet gjatë një takimi që do zhvillohet në Prishtinë mes drejtuesve të të dy kompanive.