Gjithçka është gati për aktivizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shprehur ministri Fehmi Mujota. Kjo forcë me përgjegjësi të kufizuara në fushën e sigurisë është aktive që nga 21 janari, një ditë pasi Trupat e Mbrojtjes së Kosovës të kenë përfunduar misionin. Pjesëtarët e FSK-së do të jenë të vendosur në 7 kazerma të shpërndara në 7 qendrat kryesore të Kosovës asnjëra prej të cilave nuk e kalon lumin Ibër, vija ndarëse e shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës.