Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve shqiptaro-italiane për energjinë në prani të kryeministrave Berisha e Berluskoni, ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka sqaruar detajet rreth tyre. Sipas kreut të dikasterit të ekonomisë stacioni i rigazifikimit që do të ndërtohet nga kompania “Falcione” krijon një treg gazi që deri më tani nuk ekziston në Shqipëri.“Shqiperia me kete projekt shenon nje hyrje ne projektet strategjike te Mesdheut dhe rajonit per projektetet energjetike-strategjike, te teknologjise se larte, rrit indipendencen ne prodhimin e energjise dhe garancine ne furnizim te popullates dhe ekonomise me energji elektrike” tha Ruli