Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar Empty
MesazhTitulli: Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar   Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:54 am

Kërkesat e bizneseve industriale lidhen më shumë me shfrytëzimin maksimal të mundshëm të rrugës Durrës-Morinë, e cila është në ndërtim e sipër dhe që pritet të afrojë në kohë Shqipërinë dhe Kosovën, përfshi dhe Maqedoninë Veriperëndimore.
Pas disa tentativave për embargo nga Serbia dhe Bosnja, tregu kosovar ka nevojë më shumë se kurrë për Shqipërinë, e cila pjesën kryesore të produktit e eksporton drejt Greqisë dhe Italisë.
Edhe pse Shqipëria dhe Kosova kanë shumë gjëra të përbashkëta, në tregti të dyja vendet nuk paraqiten bashkëpunuese. Shifrat flasin për një nivel të ulët shkëmbimi, ndërsa Shqipëria ka treguesit më pozitivë të tregtisë së jashtme vetëm me Kosovën, ku eksportojmë më shumë sesa importojmë.
Nisur nga këto kushte, disa biznese të përfaqësuara nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, gjatë vizitës dyditore të Presidentit Bamir Topi në Kosovë, gjetën rastin të lidhnin një marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës. Në marrëveshjen e firmosur dy ditë më parë, u bashkua edhe Oda e Maqedonisë Perëndimore, e cila përfaqëson bizneset shqiptare të Maqedonisë, shumë aktivë me tregun mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë memorandum, thuhet qartë se në përputhje me legjislacionin e vendeve të tyre, do të inkurajojnë dhe promovojnë bashkëpunimin ekonomik të anëtarëve, si dhe do të iniciojnë projekte që janë me interes të përbashkët ekonomik dhe shoqëror.
Ky memorandum u nënshkrua gjithashtu me qëllim përkrahjen dhe lehtësimin e marrëveshjeve të ndryshme për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar në mes të kompanive të të tre vendeve. "Dy shtete që flasin të njëjtën gjuhë, kanë një kulturë dhe po ecin në të njëjtën linjë të zhvillimit ekonomik, nuk duhet të kenë asnjë ngërç mes tyre", u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë, Tiranë, Gjokë Uldedaj.
Ai tha se, "në gjykimin e të bërit biznes, larg politikës apo barrierave të momentit, tregu kosovar dhe ai shqiptar duhet të konsiderohet i njësuar, në shërbim të 6 milionë njerëzve, pasi tashmë Kosova është në kushte krejt të reja, është shteti më i ri në botë, me Kushtetutën e vet dhe me të gjitha përparësitë për të marrë zhvillimin e duhur".
Kreu i Dhomës së Tiranës pranoi nivelin e ulët të shkëmbimeve tregtare dhe shtoi se, duhet ngritur edhe më shumë niveli i institucioneve sidomos në drejtim të shkëmbimit të informacionit dhe jo të kryhet me kontakte individuale.
Interesimi
Aktualisht rreth 61 biznese anëtare të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë (ose rreth 2.5 për qind e totalit të anëtarëve), të cilat operojnë në fushën e tregtisë, industrisë, ndërtimit dhe transport-telekomunikacionit, kanë një bashkëpunim të rregullt me Kosovën.
Me gjithë këta tregues, kryetari i Dhomës së Industrisë kërkoi në mënyrë të qartë nga bizneset shqiptare dhe ato kosovare që të rrisin sipërfaqet e kontaktit, duke shtuar garancitë dhe bashkëpunimin mes palëve.
Ekonomia e Kosovës mund të preket edhe nga një embargo e mundshme e Serbisë dhe e Bosnjë-Hercegovinës, shqetësim ky i ngritur nga sipërmarrja private kosovare. Për këtë qëllim, bizneset shqiptare shprehën gatishmërinë për plotësimin e tregut kosovar me të mirat e mundshme materiale.
5 për qind -Tregtia me Kosovën, modeste
Shqipëria eksporton më shumë se importon me Kosovën, duke rezultuar me një bilanc pozitiv tregtar me këtë vend. Në kuadër të Marrëveshjes të Tregtisë së Lirë-MTL, importet e Shqipërisë nga Kosova janë rritur ndjeshëm përgjatë viteve 2003-2006, nga 2.05 për qind në vitin 2003 në 5.07 për qind në vitin 2006.
Vendet e MTL-ve me të cilat janë realizuar eksportet më të mëdha janë Kosova me 46.8 për qind, Maqedonia me 19.8 për qind, etj. Shqipëria eksporton drejt Kosovës kryesisht produkte bujqësore e ushqimore, bitume dhe konfeksione, si dhe importon nga Kosova metale bazë.
Bizneset industriale shqiptare, thirrje qeverisë që të marrë masat për bashkimin e tregut
"Doganë të përbashkët dhe ulje taksash me Kosovën"
Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare që të marrë masa të menjëhershme dhe të qarta për përmirësimin rrënjësor të gjendjes së sotme të funksionimit të sistemit doganor, fillimisht ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e më tej Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Së pari, bizneset propozojnë marrjen e masave për ndryshimin e legjislacionit përkatës kombëtar për sistemin doganor në kushtet e doganave të përbashkëta, si dhe kryerjen e investimeve për ndërtimin fizik të doganave të përbashkëta së bashku me sistemet e nevojshme teknologjike.
Kërkesat e bizneseve industriale lidhen më shumë me shfrytëzimin maksimal të mundshëm të rrugës Durrës-Morinë, e cila është në ndërtim e sipër dhe që pritet të afrojë në kohë Shqipërinë dhe Kosovën, përfshi dhe Maqedoninë Veriperëndimore.
"Është urgjente, që investimet e mëdha të kryera në ndërtimin e rrugës të mos pengohen në rikthimin e tyre në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit nga pengesat subjektive të panevojshme procedurale", u shpreh dje administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.
Sipas tij, krijimi i një sistemi të avancuar doganor do t‘i vinte në ndihmë një tregu të përbashkët prej 7 milionë banorësh. Përmirësimi i infrastrukturës doganore në Veri të vendit lidhet me zbatimin e marrëveshjeve rajonale CEFTA të Tregtisë së Lirë dhe procesit të hyrjes së vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Konfindustria, si masë e rëndësishme strategjike, këshillon të veprohet për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë të doganave të përbashkëta përgjatë pikave të kufirit tokësor të Shqipërisë me vendet e rajonit, duke filluar me Kosovën, si dhe përmirësimin dhe thjeshtësimin e ndërsjellët të legjislacionit doganor. "Lehtësimi i procedurave doganore, me pasojë të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimeve tregtare të ndërsjella, është domosdoshmëri për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor sidomos në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare", deklaroi Buxhuku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar
» Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh
» Bizneset reagojnë ndaj vlerësimit negativ të produkteve kosovare
» Kriza, 30 milionë euro për bizneset
» Themelohet këshilli biznesor turko- kosovar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: