Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh Empty
MesazhTitulli: Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh   Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:49 am

Konfindustria si masë e rëndësishme strategjike këshillon të veprohet për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë - të doganave të përbashkëta përgjatë pikave të kufirit tokësor të Shqipërisë me vendet e rajonit duke filluar me Kosovën..
Konfindustria, i kërkoi Qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të qarta për përmirësimin rrënjësor të gjendjes së sotme të funksionimit të sistemit doganor.
Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku nëpërmjet një njoftimi për shtyp i bën thirrje kryeministrit që masat e para të merren fillimisht ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe më tej Malit të Zi dhe Maqedonisë.
”Konfindustria si masë e rëndësishme strategjike këshillon të veprohet për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë - të doganave të përbashkëta përgjatë pikave të kufirit tokësor të Shqipërisë me vendet e rajonit duke filluar me Kosovën.. Lehtësimi i proçedurave doganore me pasojë të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimeve tregtare të ndërsjellta është domosdoshmëri ...sidomos në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare”.
Në këtë kuadër, Konfindustria kërkoi shfrytëzim me efektivitet maksimal të mundshëm të rrugës Durrës-Morinë në ndërtim e sipër. “Eshtë urgjente, që investimet e mëdha të kryera në ndërtimin e rrugës të mos pengohen në rikthimin e tyre në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit nga pengesat subjektive të panevojshme proçeduriale”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Më tej kjo shoqatë rekomandon krijimin sa më shpejt të Tregut të Hapur Shqiptar 7 milionësh dhe Rajonal si dhe të zbatimit të marrëveshjeve rajonale CEFTA të Tregtisë së Lirë dhe proçesit të hyrjes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Kërkesa dhe ideja e mësipërme u hodh në Forumin e krijimit të Tregut të Hapur Shqiptar dhe Rajonal të organizuar nga Konfindustria në muajin qershor 2008 dhe që sipas Buxhukut u mbështet plotësisht nga përfaqësuesit e rëndësishëm të Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës të pranishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Konfindustria: Qeveria, masa për përmirësimin e sistemit të doganave
» Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar
» Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar
» Dalja nga recesioni varet nga tregu i shtëpive
» Kurti: Heqja e karburantit D2 nga tregu shmang abuzimet për konsumatorët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: