Konfindustria i kerkon qeverisë shqiptare të ndërmarr masa të menjëhershme dhe të qarta për përmirësimin rrënjësor të gjendjes së sotme të funksionimit të sistemit doganor, fillimisht ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe më tej Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke e parë si domosdoshmëri veprimin e mësipërm në kushtet e nevojës: Konfindustria propozon separi shfrytëzimin me efektivitetin maksimal të mundshëm të rrugës Durrës-Morinë në ndërtim e sipër. Eshtë urgjente, që investimet e mëdha të kryera në ndërtimin e rrugës të mos pengohen në rikthimin e tyre në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit nga pengesat subjektive të panevojshme proçeduriale.