Qeveria pritet të miratojë shumë shpejt një faturë rialokimesh prej më shumë se 100 milionë dollarë. Zëvendës ministri i financave shpjegon lëvizjet e parave në buxhetin e fundvitit. “Akti normativ eshte diktuar nga mospërdorimi i fondeve te kontigjences. Zeri kryesor i shpenzimeve do te jete nje hua qe do t’i jepet KESH-it, e dyta do te jete dhenia e nje shpërblimi per pensionistet, se treti do te rrisim subvencionet per ujin e pijshem te popullsise qe do te ndikoje ne situaten financiare te OSSH dhe njekohesisht do te behen disa rialokime ne zerat e investimeve” tha zv/ministri i financave.