Derisa Gjermania është në borxhe "deri në fyt" duke tentuar të luftoi me krizën ekonomike botërore, ministri i saj i financave është parë se si plotëson një tiketë lotarie, për preminë e 35 milionë eurove.
Si gazeta serioze e biznesit “Handelsblat” ashtu edhe e përditshmja gjermane me tirazh të madh “Bild” të premten kanë publikuar në faqet e para fotografinë e Peer Steinbrueck, se si në një tavolinë të parlamentit gjerman (Bundestag) plotëson një tiketë lotarie. Deputetët rreth ministrit debatojnë për mënyrat e luftimit kundër varfërisë, pohon “Handelsblat”.
Në prapavijë të tiketës të cilën ai plotëson gjendet reklama për pensionin e ëndrrave, duke pushuar në plazhin me rërë nën hijen e palmës.
Premia prej 35 milionë eurosh është e treta më e madhe në historinë e lotarisë gjermane.