Zinedine Zidane në një intervistë të fundit, ka thënë se kartoni i kuq në finalen e Kupës Botërore 2006, duhet të jetë njëherë e përgjithmonë e kaluar, ndërsa ka hedhur dritë edhe mbi rikthimin e tij në futboll.
Gjatë një interviste për L’Equipe, Zidane ka thënë se goditja me kokë ndaj Marco Materazzit, që e dërgoi atë jashtë gjatë ndeshjes përballë Italisë, nuk ka qenë mënyra me të cilën ai kishte dëshiruar të largohet nga futbolli.
“Dëshiroja të largohem nga futbolli në një mënyrë tjetër. Por tashmë është e përfunduar. Është mirë të flitet për të në një debat të afërt, njëherë dhe përgjithmonë. Megjithatë, do ta mbart me vete gjatë gjithë jetës”, ka thënë Zizou.
Por, më shumë se për t’iu përkushtuar të kaluarës, Zidanë thotë se është i prirë të shohë në drejtim të së ardhmes, rreth mundësisë së rikthimit në futboll.
“Të largohesha nga futbolli për një pushim, ishte vërtetë kënaqësi në fillim”, ka thënë ai. “Por përfundimisht ka filluar të ndjehet se diçka mungon. Jam i joshur t’i rikthehem futbollit. Por, nuk mund t’ju them tash se në çfarë mënyre”.
__________________