Ish-futbollisti i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të rikthehet tek klubi spanjoll si pjesë e kampanjës së ish-presidentit Florentino Perez për të rimarrë drejtimin e klubit.
Ramon Calderon dha dorëheqje më herët gjatë këtij muaji dhe edhe më shumë i nxiti spekulimet se ish-presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, është në rrugë për t’u rikthyer në zgjedhjet që do të mbahen në qershor.
Siç shkruan AS, Perez dëshiron ta punësojë Zidanin si trajner të ekipit të të rinjve të Real Madridit. Francezi pati deklaruar se dëshiron të rikthehet si menaxher dhe se të jetojë edhe më tej në Madrid.
Spekulohet se Perez mund t’ia ofrojë atij edhe pozitën e drejtorit sportiv, të cilën aktualisht e mban Pedja Mijatovic, i cili nuk është aspak i dashur në mesin e tifozëve të Real Madridit.