Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lista e zezë e Perez

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Lista e zezë e Perez Empty
MesazhTitulli: Lista e zezë e Perez   Lista e zezë e Perez Icon_minitimeSun Jan 25, 2009 2:22 pm

Kandidati potencial për ta fituar presidencën e Real Madridit, Florentino Perez, tashmë e ka gati listën e lojtarëve të cilët do të largohen nëse ai zgjidhet president i Los Merengues.

“Sport” ka shënuar emrat e lojtarëve, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Realit nëse zgjidhet Perez:

Jerzy Dudek: Nuk do t’i vazhdohet kontrata, pasi e bllokon progresin e portierit të ri Jordi Codina nga skuadra e të rinjve.

Michel Salgado: Pothuajse u largua nga klubi sezonin e kaluar, ndërsa tashmë nuk ka vend në skuadër.

Fabio Cannavaro: Është 35 vjeçar dhe dëshiron ta përfundojë karrierën te Napoli. Do të mundësohet largimi i tij.

Javier Saviola: I kanë mbetur edhe dy vite në kontratë, mirëpo as lojtari e as skuadra nuk dëshirojnë t’i kalojnë këto vite bashkë.

Marcelo: Nuk ka lënë përshtypje dhe skuadra do të kërkojë largimin e tij.

Royston Drenthe: Ka potencial të madh, por i mungon përvoja. Pritet huazimi i tij në ndonjë skuadër tjetër.

Javi Garcia: Ardhja e Lassana Diarras nënkupton se Garcia është tepricë.

Christoph Metzelder: Ka luajtur nën drejtimin e trajnerit Juande Ramos, mirëpo ende nuk ka bindur për një vend në skuadër. E ardhmja e tij do të varet nga ajo se kush do të jetë trajneri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Lista e zezë e Perez
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zidane mund të rikthehet në Madrid së bashku me Perez
» Azerbaixhan-Shqiperi, lista e lojtareve
» Rrit shpejtsin e shfletuesit te networkit nga lista e largimit te programeve te networkut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: