Eshte ftohte ne kete qytet
e ai prap shetitet vet
dora e vogel prap eshte ngrije
a do ta shes edhe nje kuti?
Ngadal me turp shikon
doren e vogel e afron ,
don nje cigaree?- lehtas pyet
shpresa dhe dhembja ja prekin syte.
A do te shkosh sonte ne shtepi ,
edhe sa goje te presin ne votere
a do te kesh buke ne sofer?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogel
Gjithe kalojne e nuk e vrejne
ai shikon se a do te blejne,
mendon me vete e nuk e din.
A kane buke ata ne shtepi?
Atehere ,nje vrull e rremben
krenarine anash e lene,
dhe prap degjon ate ze femiju
a do cigare zoteriu?
A do te shkosh sonte ne shtepi ,
edhe sa goje te presin ne votere
a do te kesh buke ne sofer?
Kur do te ngrohen ato duar,
kur do ta shijosh ti boten
cigarxhiu im i vogel