Në platformën PQ25 veçmë e kemi pritur Skoda Fabian dhe Seat Ibizan,
mirëpo asnjëherë edhe automjetin për të cilin është krijuar fillimisht–
VW Polo.
Megjithatë, siç shkruar portali automobilistik Autoexpress këtë vit
gjermanët do të na befasojnë me gjeneratën e re të automjetit të vogël,
derisa në fillim të vitit të ardhshëm, me variantin më të fuqishëm të
Polos deri më tani.
Polo GTI i ri do të mbajë të gjitha format e dizajnit të cilat e kanë
bërë të suksesshme edhe gjeneratën më të hershme, përfshirë edhe
rrjetin e ftohësit, thithësit më të gjerë të ajrit, paketën diskrete
aerodinamike të përbërë nga mbrojtësit e përparmë dhe të prapmë si dhe
xhamat e errësuar.
Nën kapakun e motorit do të gjendet motori ekonomik por eksploziv prej
1.4 litrash TSI i cili zhvillon 180 KF me moment rrotullues prej 250
Nm. I çiftëzuar me marshin prej shtatë shpejtësish DSG me lidhje të
dyfishtë, ai do të duhej të siguroj Polos GTI arritjen e shpejtësisë
deri në 100 km/h për më pak se shtatë sekonda dhe atë maksimale prej
230 kilometrash në orë.