Bashkёshortja e Tom Cruise, Katie Holmes, duket se dëshiron tё jetojё nё New York pёrgjithmonё, pasi raportohet se ka marrё njё rol nё versionin muzikor tё filmit “Finding Neverland”.
Aktorja 30-vjeçare, sё fundi i dha fund shkëlqimit tё saj nё teatrin Broadway ku luajti nё shfaqjen e Arthur Miller, “All My Sons”.
Holmes thuhet se do tё shkelё sёrish drasat e teatrit nё njё tё ardhme tё afërt, pasi ka mposhtur yllin e “Finding Neverland”, Kate Winslet, pёr versionin skenik tё filmit.
“Katie shpreson ta bindë Tom pёr t’u zhvendosur nё New York. Ai dëshiron qё ajo tё kthehet nё Los Angeles pёr tё mirё, por kjo ёshtё kokёfortё”, ka thёnё njё burim.
_________________