Penelope Cruz, e cila ka marrë një nominim për Oskar nga Academy Awards, ka dëshirë të madhe ta fitojë atë, pasi që dëshiron t’ua dërgojë fansave të saj spanjollë.
Aktroja spanjolle është e nominuar si aktore më e mirë në rol dytësor, për paraqitjen e saj në filmin e Woody Allenit, “Vicky Cristina Barcelona”.
Cruz ka një konkurrencë të fortë për këtë çmim pasi përballë i ka Viola Davis dhe Amy Adams (“Doubt”), Marisa Tomei (“The Wrestler”) dhe Taraji P. Henson (“The Curious Case of Benjamin Button”).
“Jam shumë falënderuese ndaj Akademisë dhe Woodyt për këtë nominmi, po ashtu dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar, sidomos fansat nga Spanja. Të shpresojmë se do të mund ta dërgoj Oskarin në shtëpi”, ka thënë aktorja.