Ylli i muzikës pop Lily Allen ka vendosur të mos bashkëpunojë me producentin Mark Ronson për albumin e dytë të saj, pasi që nuk dëshiron që edhe këngët e reja të tingëllojnë ngjashëm me ato të vjetrat.
Këngëtarja e hitit “Smile” ka punuar maksimalisht me Ronson për albumin e saj debutues “Alright, Still”, mirëpo ka vendosur që të mos e thirr atë për albumin në pritje ,“It's Not Me, It's You”.
“Nuk dëshiroja të punoj sërish me të, sepse Mark ka vërtet një stil ‘retro’. Nuk dëshiroj që muzika ime të tingëllojë ngjashëm me Duffy, Adele dhe Amy, sepse dua të bëj diçka të veçantë”, ka thënë Lily.