Will Smith është i entuziazmuar që Barack Obama do ta marrë udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë javën ardhshme (20 janar) dhe pohon se presidenti i parë afro-amerikan do ta ndryshojë botën përgjithmonë.
Aktori dhe këngëtari Smith është mbështetës i fuqishëm i demokratit Obama dhe gjatë fushatës elektorale e ka mbështetur atë edhe publikisht.
“Nuk është vetëm revolucion, por edhe evolucion. Kurrë më parë në histori një ‘skllav’ nuk është bërë udhëheqës dhe nuk është mbështetur kaq shumë nga të gjitha shtresat. Ky është një moment shumë i madh për Amerikën dhe gjithë botën”, ka thënë Smith për programin britanik të mëngjesit GMTV.