Will Smith e ka ditur se djali i tij Jaden do të bëhej aktor, pasi vogëlushi është një “performues” i lindur.
Jaden, 10-vjeçar, është caktuar të jetë pjesë e ribërjes së filmit “Karate Kid”. Dhe Smith është i bindur se djali i tij është i paracaktuar t’i ndjekë hapat e babait dhe të bëhet yll.
“Ai është në mënyrë natyrale gazmor, i dashur për njerëzit dhe për emocionet, andaj kjo është një kombinim perfekt për të qenë aktor. Ai është shumë i inspiruar të punojë”, ka thënë Smith.
“Regjisori i filmit ‘The Pursuit Of Happyness’ (Gabriele Muccino), ai nuk flet shumë mirë gjuhën angleze, thoshte: “Jayden... duhet të... mirë është, aksion!’. Funksiononte. Jaden i kupton emocionet, ai është vërtet i ndjeshëm”, ka shtuar Smith.