Kapiteni bardhezi shijon golin ndaj Sienës: Shpresoj që portierët të mos dinë si ta vendosin barrierën
Thuajse një fotokopje. Alekdi i 2008-s bën atë që bënte më 2009-n.
Një tjetër gol, aq sa mjaftoi për ta ngrohur një pasdite të ftohtë në
Torino, që ta mundë Sienën dhe të shkurtojë largësinë ndaj Interit
kryesues. Një tjetër gol me goditje dënimi. Dhe tani janë 6:4 në
kampionat dhe 2 në Champions.
REKORD - Kështu, me goditjen e radhës, Del Piero
thyen një tjetër rekord: me goditje dënimi nuk kishte shënuar
ndonjëherë kaq shumë, duke thyer arritjen e sezonit 2005-2006. Shtatë
janë golat e shënuar në 18-të javët e para të kampionatit. “Jemi të
lumtur për fitoren, por duhet të vazhdojmë kështu.
Është e qartë se, pavarësisht nga fitoret tona, edhe të tjerët duhet
të humbasin disi terren, nëse duam të pretendojmë,” - shpjegon
kapiteni. Ndërkohë, Juventusi ka rifilluar të vrapojë më shumë sesa
Interi, nga -6 në -4, gjithçka në 90 minuta. Jënë gjithnjë temperatura
të ulëta, por largësia s’duket edhe aq e largët. Aleksi i 2009-s e di,
besonte.
E vërtetë, e kishte deklaruar para se të rihapej gjuetia ndaj
kryesueses. U tha, u bë. Duhej një gol i tij, për të zhbllokuar një
skuadër disi të ftohtë, për të thyer një kundërshtar të mirorganizuar,
me atë “romb” në mesfushë, që dukej si një ajsberg në mes të oqeanit.
GARRINÇA - Dhe goli i shënuar me goditje dënimi
vjen pas 33 minutash. Dikush sugjeron që goli ndaj Sienës paska diçka
të ngjashme me atë të dytin, i shënuar në shtëpinë e Realit të
Madridit. Del Piero s’është dakord: “Por barriera ishte e vendosur
ndryshe nga ajo e Sienës, të dielën”.
Po, tashmë është e vërtetë që asnjë nuk e di më se ku ta vendosë
barrierën, kur godet Del Piero. “Ndodhte kështu edhe me Garriçën,” -
tregon ish-milanisti i famshëm Hoze Altafini, nga ata që me Garriçën ka
luajtur dhe fituar shumë. Del Piero qesh: “Shpresoj të vazhdoj kështu,
shpresoj që portierët të mos e dinë më ku ta vendosin barrierën,
përndryshe, nuk do të shënoj më gola me goditje standarde.”
TITUJT - Për Aleksin e 2009-s, gjërat shkojnë
menjëherë mirë. Shënon dhe pastaj vrapon të festojë pranë flamurit të
këndit: një grusht në qiell dhe ikën. Shënon, zhbllokon rezultatin dhe
shpërthen para tifozëve bardhezinj, të cilët kishin vendosur dy parulla
gjigante: 28 dhe 29, si titujt që tifozët e Juventusit kërkojnë t’u
rikthehen.
Del Piero bashkohet. Më mirë, shpjegon: “Unë përsëris vetëm atë që
kam thënë gjithnjë: ata tituj i ndiej të mitë, sepse i kam fituar në
fushë”. Historia vazhdon, kampionati po ashtu: “Na presin tri ndeshje
të vështira dhe nesër ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Katanias. Do të
vazhdojmë t’i marrim gjërat me radhë”.
Ndërkohë, Interi është -4. Siena u mund, por nuk ishte një pasdite e
lehtë. E thotë edhe presidenti Xhiovani Koboli Xhilji: “Në fund, pata
pak frikë, por, për fat të mirë, kemi Del Pieron”. Me golin e shënuar
ndaj Sienës, kapiteni juventin shkon në kupën 253 me fanellën bardhezi.
Por nuk ka