Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, ka lënduar kofshёn, e cila do mbajё atё jashtë fushe deri nё fund tё vitit.
Braziliani së pari u tha se ishte larguar nga stërvitjet e djeshme sepse ishte paraqitur i dehur, por më vonë klubi mohoi këtë informatë. E vërteta është se në ndeshjen ndaj Werderit, 26-vjeçari është lënduar dhe kjo është arsyeja e largimit të tij nga stërvitja.
Pas analizave të sotme është bërë e qartë se Adriano do të mungojë afro 3 javë. Edhe vetë futbollisti ka pranuar se do t’i huqë dy ndeshjet ndaj Chievos dhe Sienës, por shpreson të rikthehet kundër Atalantas më 10 janar.