Roger Mason ka thumbuar një tre-pikësh vetëm 10 sekonda para fundit, për t’i dhënë San Antonio Spurs fitoren 112-111 ndaj Los Angeles Lakers.
Pasi Kobe Bryant shënoi tre-pikësh për t’i dhënë avantazhin 111-109 Lakersave, 12 sekonda para fundit, Spursat kërkuan time-out, pas të cilës Mason shënoi pikët heroike.
Pau Gasol shënoi 21 pikë dhe Bryant 20 pikë dhe 10 asistime për Lakers, derisa tek Spurs, Ginobili shënoi 27 pikë, ndërsa Tony Parker arriti kuotën e 20 pikëve.